Thekson linjat seksi të trupit, Tayna ju kërkon ta mbani distancën

Mediale Vip

Thekson linjat seksi të trupit, Tayna ju kërkon ta mbani distancën

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:36
Tayna

Pas qëndrimit disaditor në Amerikë, Tayna është kthyer në Kosovë për të vazhduar punën për projekte të reja.

Reperja e njohur dhe shumë e suksesshme me t’u rikthyer tregoi se ka filluar angazhimin në studio për këngët e reja që pritet të promovohen së shpejti.

Në disa postime që ka sjell në rrjetet sociale, Tayna tregoi po ashtu që është kthyer në palestër për t’i mirëmbajtur linjat e saj seksi të trupit.

Image

Ndërsa, në një imazh që solli para pasqyrës, Tayna ka kërkuar që të mbajnë distancë, si një nga masat thelbësore të parandalimit të pandemisë Covid-19.

“Mbajeni distancën!”, ka shkruar Tayna sipër fotografisë së publikuar.

Ndërkohë, kujtojmë se kënga e saj e fundit “Qe qe” u publikua pak javë më parë dhe rezultoi mjaft e suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat