Sharon Stone mendon se aktori që puth më mirë është Robert De Niro

Mediale Vip

Sharon Stone mendon se aktori që puth më mirë është Robert De Niro

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:14
Sharon Stone

Sharon Stone ka folur për aktorin që sipas saj puth më mirë.

Aktorja Sharon Stone së fundmi ka folur lidhur me aktorin i cili sipas saj puth më së miri, shkruajnë mediat e huaja.

Sharon ka deklaruar së fundmi se Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë.

Aktorët kanë luajtur së bashku në filmin e vitit 1995, “Casino” ne rolin e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein.“ Puthja me Robert De Niro ka qenë padyshim puthja më e mirë”, ka deklaruar Sharon gjatë një prononcimi në Watch What Happens Live.

“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet. Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore. Ishte shumë përrallore. Prandaj nuk mund ta krahasoj askënd me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”, ka deklaruar Stone.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat