Gun Kelly: Me Megan ishte dashuri në shikim të parë, më pengon publiciteti i tepruar

Mediale Vip

Gun Kelly: Me Megan ishte dashuri në shikim të parë, më pengon publiciteti i tepruar

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:39
Megan Fox

Megan Fox konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë, ndërsa aktualisht është në lidhje me Machine Gun Kelly.

Reperi ka treguar se si është të jesh në lidhje me një bukuroshe të tillë. 30-vjeçari e ka përshkruar takimin me aktoren si dashuri në shikim të parë.

“Nuk e kam ditur se çfarë është ajo, derisa vumë kontakt me sy. Atëherë thash: Uau”, ka treguar Kelly në emisionin e Howard Stern.

Para se të njihej me 34-vjeçaren, reperi ka qenë në lidhje me femra të shumta, mirëpo asnjëherë nuk ka përjetuar diçka si tani.

“Pasi e incizova pjesën më të madhe të albumit, u dashurova për herë të parë. Ishte përvoja ime e parë kur isha i hapur për dashuri dhe gjëra të tilla. Definitivisht nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhë”, ka rrëfyer tutje.

Ajo që nuk i pëlqen në këtë lidhje është fokusi i madh i mediave. Kelly ka theksuar se publiciteti i madh rreth jetës së tij private është po ashtu diçka e re për të.

“Të gjithë e dinë ku e kam shtëpinë, prandaj është një moment i pakëndshëm, isha duke jetuar krejt normalisht dhe përnjëherë, para shtëpisë sime çdo ditë janë paparacit”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat