Bebe Rexha dhe Doja Cat së shpejti lansojnë këngën “Baby I’m Jealous”, fotografohen me veshje ekstravagante.

Mediale Vip

Bebe Rexha dhe Doja Cat së shpejti lansojnë këngën “Baby I’m Jealous”, fotografohen me veshje ekstravagante.

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:14
Bebe Rexha dhe Dojat Cat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, së shpejti do të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Doja Cat.

“Baby I’m Jealous” titullohet kënga për të cilën kanë filluar xhirimet e klipit disa ditë më parë.

Dyshja janë parë gjatë të mërkurës në rrugët e Los Angeles, ndërsa ishin veshur në mënyrë ekstravagante.

Tek Bebe dominonte më shumë ngjyra e hirit me shkëlqim, ndërsa nën xhaketë i vëreheshin flokët e kuqe.

Sa i përket veshjes së Doja Cat, ajo kishte vendosur që të jetë më me shumë ngjyra, teksa kishte bërë makijazh të rëndë.

Rreth artisteve qëndronte edhe stafi për realizimin e projektit, kur shumica prej tyre shiheshin me maska mbrojtëse.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat