Nga modelet shqiptare të famshme në Amerikë, Emina Çunmulaj zgjedh më të mirën dhe atë më pak të mirën!

Mediale Vip

Nga modelet shqiptare të famshme në Amerikë, Emina Çunmulaj zgjedh më të mirën dhe atë më pak të mirën!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:04
Emina Çunmulaj

Modelja e famshme në Shqiptari dhe në Amerikë, Emina Çunmulaj ka qenë e ftuar për herë të parë këtë mbrëmje në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën, në premierën e sezonit të katërt.

Sfidës “Ndaje ose Haje” nuk i shpëtoi dot as modelja e njohur; por si gjithmonë e sinqertë dhe pa dorashka Emina iu përgjigj plot sportivitet pyetjes pikante.

Emina u vendos para një vendimi mjaft të sikletshëm ku duhet të rendiste modelet shqiptare nga më e mira tek më pak e mira: Tika Camaj, Angela Martini, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi; ku dy vajzat e fundit i kishte përballë.

Renditja e Eminës ishte kjo:
E para Xhesika Berberi, në vendin e dytë Angela Martini, e treta Adrola Dushi dhe në fund modelja shqiptare me famë ndërkombëtare; Tika Camaj.

Epo vetëm Emina mund të përgjigjej me kaq sportivitet dhe sinqeritet, por a ka ndonje mosmarrëveshje me Tikën nuk dimë të them.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat