​Projekti "i rëndë" 112 milionë: Netflix xhiron shou-realitet me Meghan dhe Harry

Mediale Vip

​Projekti "i rëndë" 112 milionë: Netflix xhiron shou-realitet me Meghan dhe Harry

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 22:39
Meghan Markle dhe Princi Harry

Pasi Meghan Markle dhe Princi Harry hoqën dorë nga jeta mbretërore duke kaluar në Hollywood - Kaliforni, shumë spekuluan për mundësitë e biznesit që i prisnin ata.

Çifti është ende i angazhuar në punë humanitare, por ata do të paguhen për ndihmën e tyre për Netflix, me të cilën është rënë dakord për projektin "e rëndë" 112 milionë funte.

Meghan dhe Harry kanë rënë dakord të filmojnë një shou-realiteti dhe fokusi do të jetë në jetën e tyre të përditshme dhe punën humanitare.

Për tre muaj të tërë, kamerat e Netflix do t'i ndjekin ata në shtëpinë e tyre dhe në terren, dhe do të përpiqen të portretizojnë jetën e çiftit para audiencës.

Një burim i afërt me çiftin shpjegoi për mediat britanike se gjithçka do të filmohej 'me delikatesë dhe shumë më lart se standardet e shfaqjeve të realitetit me të cilat jemi përmbytur në kanale sot'.

Meghan dhe Harry duan të përqendrohen në punën e tyre humanitare, duke u kujdesur për të varfrit dhe nevojtarët dhe t'u tregojnë njerëzve se çfarë bëjnë.

Nga ana tjetër, Netflix padyshim që i dëshiron ata në qendër të vëmendjes, kështu që të gjitha palët ishin të kënaqura me marrëveshjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat