Meghan Fox, hapa serioz në lidhje me të dashurin e ri

Mediale Vip

Meghan Fox, hapa serioz në lidhje me të dashurin e ri

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 21:00
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Lidhja e saj e dashurisë duket se po shkon në një tjetër drejtim.

Lidhja e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u duk se do të përfundonte ashtu siç nisi: me shpejtësi, por ja që duket se nuk po del ashtu, shkruajnë mediat e huaja.

Megan ka lënë të kuptohet se lidhja e saj e dashurisë po shkon drejt hapave serioz pasi së fundmi ka vendosur që ta prezantoj të dashurin me tre fëmijët e saj.

Burime për “People” kanë bërë me dije se Fox mendon që gjëja më e mirë në këtë periudhë të lidhjes është që reperi të njihet me të vegjlit e saj.

“Nuk është thjesht një flirt momenti. Ata po planifikojnë një të ardhme bashkë dhe takimi me fëmijët është hap shumë natyral”, tha burimi.

Reperi duket i dashuruar kokë e këmbë me aktoren dhe përpiqet të qëndrojë sa më shumë pranë saj.

“S’e dija çfarë ishte dashuria me shikim të parë derisa sytë e mi dhe të saj u takuan”, ishte shprehur ai kohë më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat