Një pasuri e tërë gjendet vetëm në këtë dollap të Cardi B

Mediale Vip

Një pasuri e tërë gjendet vetëm në këtë dollap të Cardi B

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 16:17
Cardi B

Cardi B prezantoi koleksionin e çantave të markës së njohur.

Cardi B është një prej emrave më të suksesshëm të industrisë së muzikës dhe njëherësh shumë e përfolur për veprimet që bën.

Së fundi, ajo mori vëmendjen në festën për ditëlindjen e saj, ku shfaqet shumë joshëse, teksa organizoi ndejë të ‘çmendur’ me më të dashurit e saj, teksa festoi në një lokal striptisi.

Në imazhin e fundit, reperja tregoi një pjesë të çantave të brendit “Hermes Birkin”, të cilat kapin shifra marramendëse.

Ajo posedon pothuajse të gjitha ngjyrat nga koleksionet e këtyre çantave, kurse u fotografua pranë tyre e veshur me një fustan shumë të shkurtër.

Cardi B e ka vazhduar festën e ditëlindjes për tash e sa ditë, ndërsa në gjendje të dehur, ajo aksidentalisht publikoi një fotografi nudo në shtrat, të cilën e ka fshirë menjëherë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat