Xhensila Myrtezaj bën tatuazhin më të bukur për Ajkën

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj bën tatuazhin më të bukur për Ajkën

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 21:48
Xhensila Myrtezaj, Ajka

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku para 2 vitesh u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Menjëherë pas lindjes Besi i kushtoi një tatuazh të voglës, ndërkohë që Xhensila e ka sfiduar ditën e sotme me një tjetër shumë më të veçantë.

Këngëtarja ka zbuluar se ka gdhendur në gishtat e saj emrin e vajzës dhe në momentin që ata bashkohen formojnë lutjen me duar. Dhe me këtë foto ajo ka cituar një nga thëniet e Biblës si lutje për të gjithë prindërit e fëmijët.

“Lutja ime… ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”, ka shkruar Xhensila përkrah fotos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lutja ime...? “All your children will be taught by the Lord, and great will be their peace” -Isaiah 54:13

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Xhensila ka treguar më herët se ajo ka disa tatuazhe të bukur në trup, por me siguri ky duhet të jetë një nga më specialët për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat