Dua Lipa jep lajmin e trishtë për fansat, por premton diçka të madhe!

Mediale Vip

Dua Lipa jep lajmin e trishtë për fansat, por premton diçka të madhe!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:33
Dua Lipa

Pandemia ka krijura kushte të reja dhe na ka ‘ndaluar’ një sërë gjërash që i bënim para saj. Një ndër fushat më të prekura është edhe muzika, pasi siç e dimë shumë koncerte janë anuluar pasi nxisin grumbullimet.

Pasojat e saj po i ndjen edhe Dua, e cila ka njoftuar pak më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor.

Në një postim në rrjetet sociale, artistja më e njohur shqiptare shkruan se biletat mbeten të vlefshme, teksa na premton surpriza të mëdha gjatë kësaj kohe.

Me zemrën e thyer do të shty turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Ndërkohë ju premtoj se do sjellë disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. X Dua

Pak ditë më parë 25 vjeçarja bëri të ditur në Instastory se “Future Nostalgia” ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjimeve në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja femër më e dëgjuar e vitit 2020.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Ajo së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’.

Pak ditë më parë Dua jonë është nominuar për “ARIA Awards 2020”  në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat