Jennifer Aniston shfaqet sërish në publik pas 8 muajsh

Mediale Vip

Jennifer Aniston shfaqet sërish në publik pas 8 muajsh

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 08:58
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është shfaqur për herë të parë në publik pas tetë muajsh në Beverly Hills. Aktorja e njohur e serialit “Friends” është fotografuar ditën e martë e veshur sportive si kurrë më parë, me pantallona gri, atlete të bardha dhe pulovër. Jennifer nuk kishte harruar të vendoste dhe maskë për të mbrojtur veten.

Jennifer ishte parë për herë të fundit në publik për ditëlindjen e saj të 51-të në muajin shkurt. Megjithatë gjatë kohës së izolimit ajo është parë në takime të ndryshme përmes platformës ‘Zoom’, ku më e veçanta ishte ajo me ish-partnerin e saj, Brad Pitt.

Jennifer Aniston jeton në një shtëpi 21 milionë dollarëshe në një lagje të Bel Air në Los Angeles. Rezidenca e saj shtrihet në një zonë të madhe me pamje nga një pishinë e gjatë dhe në shtëpinë e saj ka shtatë dhoma gjumi dhe 11 tualete.

Vitin e shkuar ajo tregoi se e humbet komplet kontaktin me botën kur ndodhet brenda shtëpisë së saj luksoze dhe me siguri edhe ne njësoj do të ndiheshim nëse do të kishim një rezidencë të njëjtë me të sajën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat