Pas tetë muajsh “e zhdukur”, Jennifer Aniston shfaqet sërish në publik si kurrë më parë

Mediale Vip

Pas tetë muajsh “e zhdukur”, Jennifer Aniston shfaqet sërish në publik si kurrë më parë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:04
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është shfaqur për herë të parë në publik pas tetë muajsh në Beverly Hills.

Aktorja e njohur e serialit “Friends” është fotografuar ditën e martë e veshur sportive si kurrë më parë, me pantallona gri, atlete të bardha dhe pulovër, raporton “Dqaily Mail”.

Jennifer nuk kishte harruar të vendoste dhe maskë për të mbrojtur veten.

Aktorja u pa për herë të fundit në publik në ditëlindjen e saj të 51-të, në muajin shkurt. Megjithatë gjatë kohës së izolimitm ajo është parë në takime të ndryshme përmes platformës ‘Zoom’, ku më e veçanta ishte ajo me ish-partnerin e saj, Brad Pitt.

Jennifer Aniston jeton në një shtëpi 21 milionë dollarëshe në një lagje të Bel Air në Los Angeles. Rezidenca e saj shtrihet në një zonë të madhe me pamje nga një pishinë e gjatë dhe ka shtatë dhoma gjumi dhe 11 tualete.

Vitin e kaluar, ajo tregoi se e humbet komplet kontaktin me botën kur ndodhet brenda shtëpisë së saj luksoze.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat