Nuk i gjendet ilaçi, aktori tregon sëmundjen nga e cila vuan

Mediale Vip

Nuk i gjendet ilaçi, aktori tregon sëmundjen nga e cila vuan

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:34
Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu

Aktori shumë i njohur turk Kadir Dogulu vuan nga një sëmundje për të cilën ka folur publikisht vetëm së fundmi.

Kadir është i njohur në vendin tonë nga roli i “Maxhitit” në serialin “Në mes dy dashurive” dhe nga roli i “Mehmed Giraj” në serialin “Kosem”.

I ftuar në një program së fundmi, Kadir u komplimentua nga prezantuesi për pamjen e tij.

Aktori u shpreh se meritë për këtë ka bashkëshortja e tij, Neslihan Atagul.

Më pas Kadir tregoi se ai vuan nga probleme me shëndetin.

“Kam probleme me shëndetin. Prej tre vitesh kam probleme me zorrët, quhet sindroma e zorrës së irrituar. Doktorët nuk kanë gjetur ilaç për këtë, por unë kam gjetur energjinë dhe forcën për ta përballuar”, u shpreh aktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat