Luana erdhi me një stil krejt ndryshe në imazhet e reja.
Luana Vjollca është ndër emrat më të komentuar të ekranit, e cila përveç moderimit është aktive edhe në muzikë.
Së fundi, moderatorja ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, në të cilat shfaqet joshëse me fustan të shkurtër.
Me një stil siç nuk e kemi parë më parë, Luana sërish mori vëmendje në fustanin me dizajn interesant, të kombinuar me një palë çizme të gjata.
Ndryshe, për dukjen për “Halloween”, Luana Vjollca ditë më parë kishte kërkuar mendimin e ndjekësve, të cilët i kanë shkruar opsione të ndryshme.