Afërdita Dreshaj ka publikuar dhuratën e ëmbël që ka pranuar nga partneri.
Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kanë qenë bashkë prej kohësh ndërsa dihet se janë ndër qiftet më të lezetshme në showbiz.
Ndërsa së fundmi përmes një publikimi në llogarinë e Instagramit ata bënë të ditur lajmin se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Afërdita jo rrallë herë tregon se sa i përkushtuar është bashkëshorti i saj, pasi publikon dhurata të ndryshme që merr nga ai.
Së fundmi Jakub e kishte befasuar atë me disa lule shumëngjyrëshe, duke shkruar se burri i saj është ‘Gjithmonë më i ëmbli’.
Ajo gjithashtu publikoi imazhe të luleve të cilat kishin ngjyra më të mbyllura duke u përshtatur me stinën e vjeshtës, në të cilën shkroi “Te dua zemër”.