“Është mrekulli që jam gjallë”- Aulona Musta flet për sëmundjen që i rrezikoi jetën

Mediale Vip

“Është mrekulli që jam gjallë”- Aulona Musta flet për sëmundjen që i rrezikoi jetën

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 21:40
Aulona Musta

Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta se ajo nuk ka pasur një fëmijëri, si gjithë moshatarët e tjerë.

Gjatë një interviste, Aulona Musta tha se vuante nga hepatiti dhe kjo sëmundje iu është përsëritur katër herë.

Ajo tregoi se mjekët i thanë nënës së saj se ishte me fat që i mbijetoi sëmundjes, që i vuri në rrezik jetën.

Për këtë arsye, moderatorja tha se nuk mund të dilte të luante jashtë apo të vraponte, por qëndronte e mbyllur në shtëpi.

“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë duke qenë se kam kaluar hepatitin, kam qenë rast i rrallë, më është përsëritur katër herë. Mjekët i thanë mamit tim, që është mrekulli që jam gjallë. Si duket kam qenë në rrezik për jetën dhe kështu ka lindur ky kujdesi madh i mamit për ushqimin. Më mbrapa kur u shërova isha në një rrezik ndaj duhet të kisha një regjim, kujdes të madh, nuk duhet të dilja, të luaja, të vrapoja. Nuk kam pasur një fëmijëri shumë të gëzuar. Kam qenë shumë introverte, nuk dilja, isha e mbyllur. E kaloja ditën në shtëpi,”- tha Aulona Musta e ftuar në “Glamour Zone”.

Gjatë intervistës, tregoi edhe personazhin e famshëm që e ka zhgënjyer më shumë.

Moderatorja zbuloi se ajo ishte këngëtarja Samanta Karavella, me të cilën kishte një marrëdhënie shumë të mirë, por kur e ftonte në emision refuzonte të shkonte.

“Më ka ndodhur me Samanta Karavellën, me të cilën kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe e ftoja disa herë në emision por më refuzonte me stil, njëherë thoshte ‘nuk kam mundësi’, pastaj ‘nuk është momenti’. Ndërkohë që nga ana tjetër flisnim normalisht ‘pa merak sapo të mbaroj këtë projekt dhe menjëherë do vij, dhe ti e shikon që ka dalë dikur tjetër. Dhe kur ke një marrëdhënie pozitive, që ti e njeh tjetrin dhe flet “shpirt, zemra” edhe zhgënjehesh, mërzitesh,”– tha Aulona Musta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat