Këngëtarja kujton vuajtjet e luftës: Telefonata me Ardit Gjebrean kur humba kontaktet me familjen

Mediale Vip

Këngëtarja kujton vuajtjet e luftës: Telefonata me Ardit Gjebrean kur humba kontaktet me familjen

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 23:00
Mihrije Braha

Këngëtarja Mihrije Braha në emisionin e “E Ardhmja Është Vajzë” foli për vështirësitë me të cilat është përballur në jetë.

Këngëtarja tha se sukseset e arritura në jetë ia dedikon familjes, përkrahjes së bashkëshortit, ndërsa u shpreh se e konsideron veten si një grua me fat.

“Fillimisht suksesin ia dedikoj dy prindërve të mi dhe motrave vëllezërve që më kanë përkrahur. Suksesi tjetër ka qenë falë përkrahjes së Naimit. E llogaris veten si femër me fat që çdo gjë të bukur rreth meje e kam dashur. Në jetë ka ardhur djali që kurorëzoi dashurinë”, tha ajo.

Mihrije u ndal edhe tek lufta që përjetoi Kosova dhe bastisjen e shumë familjeve shqiptare në Kosovë nga ushtria serbe.

“Në atë kohë na humbi kontakti me familjen. Për ato 72 ditë unë jetën e kam jetuar si në ajër. Diçka e pabesueshme. Dita e çlirimit dhe kthimi jonë në Kosovë ka qenë një nga ditët më të suksesshme të popullit shqiptar. Edhe pse shtëpitë i kishim të djegura, të gjithë filluam të lumtur nga zero.

Ka qenë një periudhë e vështirë sepse kemi vuajtur. Ka qenë një kohë kur nuk e dija se ku e kisha familjen. Në një nga momentet kam telefonuar Ardit Gjebrean të interesohej se tek Radio Televizioni Shqiptar të njoftonte nëse dikush e dinte se ku është familja e Mihrije Brahas.

Aty është bërë edhe njoftimi. Pasi jemi çliruar është kur më treguan familjarët që pasi e kanë parë, kanë mësuar se unë isha gjallë”, shprehet ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat