I vëllai publikon foton e rrallë nga fëmijëria e Princeshë Dianës!

Mediale Vip

I vëllai publikon foton e rrallë nga fëmijëria e Princeshë Dianës!

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Princeshë Diana

Vëllai i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer, ka kujtuar me mall motrën e tij të ndjerë, Princeshë Dianën.

Ajo u nda nga jeta në moshë fare të re dhe humbja e saj bëri bujë të madhe në mbarë botën, ndërsa familja vazhdon të ndjejë pikëllim dhe i mungon njësoj Diana.

Spencer ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një moment tepër të veçantë nga fëmijëria me motrën e tij.

Kjo foto ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, si një pozë e rrallë e Princeshës më të famshme nga fëmijëria.

Në foto dukej Charles krah Dianës, e veshur me një fustan rozë, flokët e verdhë dhe me krahun mbi vëllain e saj.

Image
Charles krah Dianës

Përveç Charles, Diana kishte edhe 2 motra të tjera, Sarah dhe Jane Spencer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat