Aurela Hoxha: Gjithçka e bëj me qenin, me të fle dhe ha

Mediale Vip

Aurela Hoxha: Gjithçka e bëj me qenin, me të fle dhe ha

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 17:06
Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, siç duket i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin miliarder nga Miloti, me emrin Alban. E ftuar në “Shiko kush luan”, Hoxha iu bënë disa pyetje ‘të nxehta’ për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin.

Teksa i bëheshin pyetjet, Hoxha përgjigjej lehtësisht.

“I kam thënë të dua dhe e ka puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën,”- tregoi Aurela Hoxha.

Më pas, modelja tha se të gjitha përgjigjet kanë lidhje me qenin e saj.

“Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk mu drejtuar me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh e di që ai është dashuria ime më e madhe,”- tha ajo.

“Uaaa, po si, i dashuri është Reku?”- pyeti Luana Vjollca.

“Jo, është qeni,”- vijoi Aurela duke i surorizuar të gjithë dhe duke mos thënë asnjë fjalë për Albanin e famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat