Ermal Mamaqi riktheht pas kaq kohësh në një intervistë dhe tregon pse u largua nga ekrani!

Mediale Vip

Ermal Mamaqi riktheht pas kaq kohësh në një intervistë dhe tregon pse u largua nga ekrani!

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi pëveçse aktor, moderator, biznesmen, këngëtar, dhe një sërë gjërash të tjera që ka provuar, duket se po shndërrohet dita-ditës në një influencuese, ose siç njihet ndryshe “motivational speaker”.

Dedikimi te kjo e fundit ka bërë që ai të largohet nga ekrani duke na munguar të gjithëve.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme pas kaq shumë kohësh ai ka qenë në një intervistë në “Roped with Olsi”, ku ka folur rreth shkëputjes nga televizioni.

Ermali tha se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.

"Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen  unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim. Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, u shpreh Ermali.

Sakaq, Olsi e pyeti Ermalin edhe rreth rrogës që ka patur në RTV Klan, ku sigurisht nuk ka dhënë përgjigje, por la të kuptohet se merrte shumë.

"Unë kam qenë producent, nuk merrja rrogë. Dmth i ndanim përgjys. Tani ti e sheh vet se ke emision edhe ti tani. Sa merrni të gjithë ju merrja unë. (qesh)"

Mirëpo, i pyetur se cili sjell më shumë të ardhura, televizioni apo bizneset private, ai zgjodhi këto të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat