Dua Lipa ka planifikuar diçka të veçantë për ‘AMAS’: Mezi po pres që ju të shihni performancën

Mediale Vip

Dua Lipa ka planifikuar diçka të veçantë për ‘AMAS’: Mezi po pres që ju të shihni performancën

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 19:36
Dua Lipa

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar paraqitjen e saj në American Music Awards.

Pas shpalljes së nominimeve për ‘Çmimet Amerikane Amerikane’ të vitit 2020, Dua Lipa ndau se ajo ka planifikuar ‘diçka të veçantë’ për këtë ngjarje.

Duke e bërë të ditur në Twitter, këngëtarja shprehu entuziazmin e saj pasi ishte nominuar për të tretën herë me radhë.

Ndërsa pritjes i ka ardhur fundi sepse sot (e diel) pas mesnate fillon mbajtja e ndarjes së çmimeve, Dua hyri në Instagram për të treguar sa e gëzuar është ajo.

“Mezi po pres që ju të shihni performancën”, tha ajo përmes një Instastory ku më vonë edhe shfaqi fytyrën pa grim ku dukej po aq e bukur sa e grimosur.

Së fundmi artistja ka publikuar një bashkëpunim me Miley Cyrus, i cili doli të ishte një sukses total pasi ato mblodhën më shumë se 10 milionë klikime brenda 2 ditësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat