Zendaya publikon pamjet e para të episodeve speciale të “Euphorias”

Mediale Vip

Zendaya publikon pamjet e para të episodeve speciale të “Euphorias”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:46
Zendaya

Zendaya ka shpërndarë pamjet e para të episodeve të reja të “Euphorias” në Instagram.

Aktorja që luan rolin kryesor, ka treguar nga episodet që do të dalin në mes të dy sezoneve.

Dy episode speciale do të lëshohen para se sezoni i dytë të fillojë, ndërsa ishte shtyrë për shkak të pandemisë me koronavirus, shkruan NME. 

I pari i titulluar “Trouble Don’t Last Always” lansohet nga 6 dhjetori.

Në fillim të vitit, Zendaya kishte sqaruar pse “Euphoria” do të lëshonte episode speciale në mes të sezoneve.

“Po mundohemi të kuptojmë si të jemi në gjendje të krijojmë një sezon të dytë për të cilin do të jemi krenarë dhe që mund të nxjerrim më të mirë nga ai, por gjithashtu edhe të jemi të shëndetshëm”, ka thënë Zendaya.

Ende nuk është publikuar data e lansimit të sezonit të dytë të “Euphorias”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zendaya (@zendaya)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat