Ermali dhe Hera kanë gjetur mënyrën perfekte për t’i kërkuar falje Rezartës sa herë bëjnë gabime!

Mediale Vip

Ermali dhe Hera kanë gjetur mënyrën perfekte për t’i kërkuar falje Rezartës sa herë bëjnë gabime!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:40
Rezarta dhe familja e saj

Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka aspak problem të ndajë në rrjete sociale momente nga jeta e saj personale.

Shpesh në InstaStory-n e Rezartës shohim foto apo video nga përditshmëria e saj, ku sigurisht kryefjala janë Hera dhe bashkëshorti i saj, Ermali.

Duket se së fundmi, baba e bijë kanë bërë një “gabim”, ndaj i është dashur t’i kërkojnë falje Rezartës.

Mirëpo, falja kësaj here nuk ka qenë e drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një letre.

Ermali dhe Hera i kanë kërkuar ndjesë mami Rezartës ndërsa kjo e fundit është shkrirë së qeshuri nga gjesti i tyre.

“Më fal mami, të dua”- shkruan Hera, ndërsa Ermali ka shkruar: “Më fal edhe mua (babi)”

“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime. Të dua Ermal Hoxha”- janë fjalët me të cilat Rezarta ka shoqëruar postimin.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat