Sinan Vllasaliu sjell në treg projektin “Valsi i dashurisë”

Mediale Vip

Sinan Vllasaliu sjell në treg projektin “Valsi i dashurisë”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:11
Sinan Vllasaliu

Këngëtari i zhanrit popullor, Sinan Vllasaliu, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai për vite me radhë ka qenë aktiv në prurjet e reja muzikore, të cilat dëgjohen tej mase.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell këngën e tij më të re.

“Valsi i dashurisë” mban titullin prodhimtaria muzikore, tekstin e së cilës e ka shkruar Avni Qahili.

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Wisuri dhe Ebrar Mazhar, kurse për klip Max Production.

Projekti është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij, të cilët lanë komente pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat