Me foton më të paqtë, Kledi Bahiti zbuloi të përbashkëtën e parë me të birin

Mediale Vip

Me foton më të paqtë, Kledi Bahiti zbuloi të përbashkëtën e parë me të birin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:09
Kledi Bahiti

Në 1 tetor, Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi u bënë prindër për herë të parë me një djalë.

Kompozitori është treguar pak i kursyer me fotot e të birit, duke mos e zbuluar pamjen e tij, por disa orë më parë ai ka ndarë një moment shumë të ëmbël me të duke pushuar bashkë.

“Flokë të njejtë, ngjyra të ndryshme”, ka shkruar Kledi krah fotos duke treguar se kjo është një prej të përbashkëtave të tyre.

Bahiti nuk ka treguar ende se kujt i ngjason më shumë bebi, megjithatë në një intervistë së bashku me Pejanën në emisionin e pasdites me Rudinën kanë pohuar se është herët për ta ndarë këtë detaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat