Performanca e parë e Dua Lipës ka qenë shumë e sikletshme dhe këngëtarja sapo na e rrëfeu këtë gjë

Mediale Vip

Performanca e parë e Dua Lipës ka qenë shumë e sikletshme dhe këngëtarja sapo na e rrëfeu këtë gjë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Dua Lipa

Dua Lipa është padyshim në nga artistet më “IN” të momentit në mbarë botën dhe jo më kot çdo muaj shënon nga një sukses të ri. Hapat e saj në karrierë, artistja me origjinë shqiptare i hedhur të sigurt, ndaj ka arritur këtu ku është.

Dua ka plot 5 vite që është aktive në skenën muzikore dhe sot ka rikujtuar performancën e saj të parë në skenë. Në fakt ka qenë dikush tjetër që i ka sjellë Duas në mendje këtë moment, i cili duket se ka qenë mjaft i sikletshëm për artisten asokohe. Ajo ka treguar se performancën e parë si këngëtare e ka dhënë në një spektakël në Berlin të Gjermanisë.

Dua është shprehur se para se të ngjitej në skenë është mbyllur në një tualet për të larguar emocionet, sepse ndihej shumë nervoze.

“Rrugës për në shfaqjen time të parë, një spektakël në Berlin, ku u mbylla në një tualet vetëm pak para se të ngjitesha në skenë, sepse isha shumë nervoze”, ka shkruar Dua përkrah një fotografie.

Kujtojmë se para pak ditësh këngëtarja mbajti koncertin e saj virtual “Studio 2054”, i cili brenda pak ditësh ka arritur 5 milionë klikime. Ndërkohë para 1 jave ajo mësoi se është nominuar në 6 kategori për çmimet “Grammy”, duke dominuar në eventin madhështor përkrah Beyonce dhe Taylor Swift.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat