Pak ditë para festivalit, Era Rusi zbulon mënyrën sesi të jetë e dobishme në jetë

Mediale Vip

Pak ditë para festivalit, Era Rusi zbulon mënyrën sesi të jetë e dobishme në jetë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
Era Rusi

Këngëtarja simpatike, por e talentuar dhe që është më e rëndësishmja, Era Rusi, po bën përgatitjet e fundit, para Festivalit të 49-të të Këngës në RTSH.

Ajo veç të tjerash po merret edhe me ‘gjimnastikë’ kohët e fundit, me qëllim, që të jetë sa më në formë.

“Duke përdorur energjinë time më mirë “, – tha Era, përmes disa pozave të veçanta që ndau me ndjekësit.

Era Rusi shprehu edhe indinjatën e kohës që po kalojmë, të cilën duket se po e përjetojnë po aq keq artistët.

– “Ka gjithmonë një mënyrë për t’u ndjerë i dobishëm në jetë”.⠀

“Në pamundësi për të bërë atë që dëshiroj, të këndoj pa u kufizuar, në çdo kohë a në çdo skenë, shfrytëzova këtë pamundësi, për t’u prezantuar nëpërmjet syrit”, – tha ajo, duke bërë “tag” dy prej miqve të saj.

Kujtojmë se fituesi i Festivalit në RTSH do të marrë pjesë në Eurovizion. Era Rusi shihet si një prej favoritëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat