Albumi i ri i Stresit e ka tashmë një datë publikimi!

Mediale Vip

Albumi i ri i Stresit e ka tashmë një datë publikimi!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Stresi

Stresi ka punuar prej kohësh për albumin e tij “Archimed”, të cilin fansat mezi po e presin.

Siç reperi është shprehur vetë, ky album do t’i mësojë të gjithëve sesi bëhet rep dhe padyshim do të jetë i suksesshëm.

Në “Archimed” s’do të ketë këngë solo, ndërsa bashkëpunimet e Stresit janë zbuluar një nga një çdo ditë.

Duket se punës së palodhshme të reperit i erdhi fundi, pasi “Archimed” është tashmë gati për fansat e tij.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Stresi i ka dhënë fund pritjes duke bërë publike datën e lançimit të albumit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat