Labinot Tahiri zbulon se nuk ka pranuar asnjë mirënjohje nga Komuna e Ferizajt deri tani

Mediale Vip

Labinot Tahiri zbulon se nuk ka pranuar asnjë mirënjohje nga Komuna e Ferizajt deri tani

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:29
Labinot Tahiri

Labi ka zbuluar se ai nuk ka pranuar ende mirënjohje nga Ferizaj për punën që po bën.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri po ndihmon shumë qytetarët e Kosovës në këtë situatë.

Ai hyri në një ‘live’ në llogarinë zyrtare të Facebook, ku edhe tregoi se fondacioni i tij po dhuron 10 mijë euro për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës.

Teksa shohim se fytyra publike apo komuna të ndryshme po shprehin falënderime ndaj tij, ky i fundit ka deklaruar se komuna e Ferizajt nuk ka falënderuar atë në asnjë mënyrë.

Së fundmi ai hyri në Instagram për të zbuluar se Komuna e Ferizajt nuk i ka dhuruar asnjë mirënjohje deri tani atij.

Kanë dhuruar Komunat tjera me dhjetra mirënjohje, por vetëm nga Komuna e Ferizaj nuk kemi marrë as familja dhe as unë!, Si do qoftë qytetarët dhurojnë ditë e natë; lutje, urime dhe mirënjohje. Pa dyshim se një ditë mund ta kemi edhe nga Komuna nga vendi që vi unë. Un nuk njoh politikë njoh njerëzillak me ndjenja për vendin.”, qe postimi i plotë i Labit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat