Harry dhe Meghan dalin për të blerë pemën e Krishtlindjeve si dy njerëz të thjeshtë

Mediale Vip

Harry dhe Meghan dalin për të blerë pemën e Krishtlindjeve si dy njerëz të thjeshtë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Harry dhe Meghan

Meghan Markle dhe Princi Harry po e shijojnë atmosferën festive si asnjëherë më parë, duke qenë se këtë vit mund të dalin të bëjnë blerjet e festave si dy njerëz të thjeshtë.

Duka dhe Dukesha e Sussex u panë duke blerë një pemë Krishtlindjesh për të dekoruar shtëpinë e tyre të re Montecito. Ata u panë në një qendër ku shiten pemë dhe dukeshin si një çift normal, madje, siç bëjnë me dije burime për People, një djalë i vogël iu afrua Harry-t gabimisht, duke menduar se ai punonte atje.

"Meghan dhe Princi Harry hynë në vendin tim të punës sot dhe ne u shitëm atyre pemën e Krishtlindjeve," –tha një përdorues në Twitter, i identifikuar si @imaJaaaaaames. “Ishte edhe një familje dhe djali i tyre i vogël vrapoi nëpër pemë deri te Harry dhe e pyeti nëse ai punonte këtu duke mos ditur kush ishte.”

Sipas People, Harry dhe Meghan mezi po i presin festat këtë vit. Ata e kaluan Ditën e Falënderimeve me nënën e Meghan-it, e cila me shumë mundësi do t’u bashkohet edhe për Krishtlindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat