Klea Huta ka një mesazh për nënat, ua kujton rëndësinë e vaksinimit tek foshnjat

Mediale Vip

Klea Huta ka një mesazh për nënat, ua kujton rëndësinë e vaksinimit tek foshnjat

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Klea Huta dhe Elgit Doda

Klea Huta ka ndarë disa imazhe në Instagram.

Klea Huta është një nga moderatoret më të komentuara dhe të pëlqyera të showbizit.

Tash e 6 muaj Klea po shijon periudhën më të bukur të jetesës së saj si nënë për herë të parë.

Së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë zyrtare në Instagram ku ka apeluar për nënat e reja të vaksinojnë fëmijët e tyre sepse duhet ti mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të cilat janë të rrezikshme.

“Krid është gjëja më e rëndësishme e jetës sime, dhe unë do të bëja gjithçka për ta mbrojtur atë, si çdo prind në këtë botë.

Ndaj, dua vetëm pak sekonda nga dita juaj për t’ju kujtuar rëndësinë e vaksinimit tek foshnjet! Vaksina nuk është një zgjedhje, është një domosdoshmëri për të parandaluar sëmundjet e mundshme që mund t’i kanosen foshnjes suaj. Sot, ka shumë opsione të vaksinimit prej të cilave mund të zgjidhni. Pediatri juaj duhet t’ju këshillojë se cilën vaksinë të zgjidhni si më të sigurtën dhe të efektshmen për fëmijën tuaj. Mbi të gjitha, nuk duhet të keni turp të kërkoni sa më pak stres për fëmijën tuaj – pasi ka vaksina të cilat mund ta mbrojnë nga 6 sëmundje me një gjilpërë të vetme. Unë kam zgjedhur t’ia blej vaksinën Krid dhe falë Zotit nuk kemi patur temperaturë. Sot kishim vaksinën e 6-mujorit dhe e kaluam me sukses.

Pyesni pediatrin mbi alternativat e vaksinave që ju përshtaten më së shumti dhe bëni zgjedhjen e duhur për fëmijën tuaj. Unë dhe Krid ju urojmë një dimër sa më të shëndetshëm!”, qe shkrimi i plotë i Kleas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat