Jeta e re si mami! Jonida Vokshi flet për mëmësinë dhe tregon “sekretin” për linjat perfekte pas lindjes

Mediale Vip

Jeta e re si mami! Jonida Vokshi flet për mëmësinë dhe tregon “sekretin” për linjat perfekte pas lindjes

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Jonida Vokshi

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte moderatorja Jonida Vokshi.

Gati për t’u ngjitur në pallatin e kongreseve, Jonida Vokshi ka rrëfyer për “Ftesë në 5”  eksperiencën e re në Festivali i Fundvitit  dhe shumëçka nuk keni dëgjuar ende nga mëmësia dhe prindërimi, si dhe jetës mes Tiranës dhe Prishtinës.

Një pjesë shkëputur nga intervista:

“Na ka sjellë shumë mbarësi. Periudha më afatgjatë që e kam lënë vetëm ka qenë 24 orë, më është dashur të shkoj në Prishtinë  dhe ishte nata më e tmerrshme. Zgjohesha dhe isha me Besnikun atje, ta pyes mamin si është Emi. Ta pyes se kisha atë merakun, s’besoj se do ndodhi më”.

Mes teje dhe Besnikut kush është personi i ankthit dhe cili e merr situatën në dorë?

“Personi me më shumë panik është mami im! Edhe unë edhe Besniku mundohemi ta marrim me qetësi, ndërsa mami panikoset”.

Jonida thotë se vajza i ngjan më tepër partnerit dhe tashmë është pajtuar me këtë fakt!

 “Sa i ngjan Besnikut. E kam patur shumë të vështirë ta pranoj. Por tani jam pajtuar me këtë fakt. Do doja shumë të më ngjante, por në fund të ditës ka totalisht hijen e Besnikut por kanë disa tipare që s’mund ta përcaktojmë ende se kujt i ngjan, por jam shumë e lumtur që Emi i ngjan Besnikut dhe ai është zgjedhja ime”.

Një mama si Jonida mund të shkoj për provat e festivalit edhe me 3 orë gjumë, ndodh apo jo?

“Emi është shumë e mbarë dhe nuk ma prish gjumin natën, kështu që jam me fat”.

Një mama si Jonida i ka thurur që tani ëndrrat se çfarë do të bëhet Emi kur të rritet?

“Emi erdhi në një farë mënyre paska surprizë, por kam menduar gjithmonë se si do jetë një vajzë apo djalë, por e frenuar veten sepse dua që ajo të zgjedhë një fushë ku është e aftë. Nuk dua të jem nga këto mamatë që të them se dua të bëhet doktoreshë, por nuk do të ishte keq duke parë edhe situatën që është tani. Të them që të bëhet artiste është kënaqësia që merr nga publiku por shumë lodhje”.

Jonida ka folur rreth kohës së shtatzënisë dhe është shprehur se nuk ka mbajtur dieta dhe as ka patur frikën e shtimit në peshë, ka konsumuar ushqim të shëndetshëm dhe ka kryer aktivitet fizik.

 “Përpara se të mbetesha shtatzënë fillova stërvitjen, më ndihmoi edhe në shtatzëni që të mos shtoja në peshë. Nuk kam mbajtur dieta në asnjë moment. Imazhi im për shtatzëninë ka qenë ndryshe, unë nuk jam njeri i dietave dhe konsumoj dhe gjithmonë kam patur atë imazhin se do të shëndoshem kur të mbetem shtatzënë, por nuk ndryshova, përpos që u kujdesa me ushqimet dhe kam ecur shumë. Shtatzënia duhet shijuar dhe duhet të kujdesesh, duhet të jetë në shërbim të fëmijës që sjell në jetë. Se kam menduar se duhet të jem perfekte para apo pas shtatzënisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat