Injoron kritikat e artistëve, Anxhela Peristeri flet për herë të parë pas fitores në ‘Festivalin e Këngës’

Mediale Vip

Injoron kritikat e artistëve, Anxhela Peristeri flet për herë të parë pas fitores në ‘Festivalin e Këngës’

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Anxhela Peristeri

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës”.

Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”.

Të shumtë kanë qenë artistët pjesëmarrës në festival, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e juries.

E para që reagoi kundër fitores së Anxhelës ishte, Enxhi Nasufi, e cila edhe para disa kohësh u shpreh se ishte vetë Peristeri që i përhapi lajmet e rreme për fitore disa muaj më parë.

Gjithashtu edhe Rosela Gjylbegu shprehu hapur pakënaqësitë e saj për festivalin. 

Mbrëmjen e sotme, Anxhela ka reaguar me anë të një postim në Instagram, duke injoruar të gjithë kritikat që ka marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat