Fifi ju vë kapakun të gjithave! Është ende e dashuruar, por jo pranë njeriut të zemrës

Mediale Vip

Fifi ju vë kapakun të gjithave! Është ende e dashuruar, por jo pranë njeriut të zemrës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Fifi

Para disa ditësh Fifi i habiti të gjithë me disa pyetje në lidhje me jetën e saj personale. Këngëtarja tregoi se nuk është në një lidhje dhe se po priste princin e kaltër për t’u martuar.  Pavarësisht se këngëtarja ka treguar se ka një djalë që e dashuron shumë dhe që i ka vendosur pseudonimin “stracciatella”, duket se për momentin ajo nuk i ka mirë punët e zemrës.

Në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit e saj në rrjete sociale, Fifi ka lënë të kuptohet se ajo nuk është me djalin që dashuron. Kur është pyetur nëse është përkrah tij apo jo, këngëtarja u përgjigj: “Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë… Ama s’ka më të bukur se dashuria… thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”.

Ndërkohë dikush tjetër e ka pyetur se çfarë kanë njerëzit e tjerë me dashurinë e saj. Fifi u përgjigj se ndoshta duan ta zënë të tjerët për vete, sepse ai është shumë i mirë, por ajo nuk do e tregojë kurrë publikisht se kush ja ka rrëmbyer zemrën.

“Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është”, është shprehur Fifi.

Nga fjalët e Fifit kuptohet se ajo është ende e dashuruar kokë e këmbë, por jo në një marrëdhënie me personin që do. Para pak kohësh mediat rozë zbuluan se këngëtarja ishte në një lidhje me një djalë të quajtur Xhuljo Tabaku dhe se pikërisht atë e cilësonte si “stracciatellan” e saj. Mirëpo para disa ditësh “iconstyle.al” vuri re se Fifi nuk e ndiqte më Xhuljon në Instagram, ndërkohë që disa javë më parë kishte vetëm atë në listën e miqve të saj. Nuk dihet se çfarë po ndodh me jetën private të Fifit dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe ndonjë taktikë e këngëtares për ta mbajtur lidhjen e saj larg vëmendjes së publikut.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat