Jeffree Star reagon për lajmet rreth tij dhe Kanye por hedh një teori edhe më të pabesueshme!

Mediale Vip

Jeffree Star reagon për lajmet rreth tij dhe Kanye por hedh një teori edhe më të pabesueshme!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:33
Jeffree Star, Kanye

Të gjithë u habitëm dy ditë më parë nga një teori që qarkulloi me shpejtësi, sipas së cilës Kanye West e kishte tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star. Ndonëse fillimisht zgjodhi t’i binte rrotull muhabetit duke i hedhur benzinë zjarrit më në fund YouTuberi dhe makeup artisti i fmashëm ka vendosur pikat mbi “i”.

Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube,të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”

E teksa tha se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër e madhe dhe e çuditshme, Jeffree kishte rezervuar edhe një “bombë” në deklaratën e tij, pasi tha se nëna e Kim, Kris Jenner, mund të jetë burimi i gënjeshtrës. Jeffree tha: “Nëse Kris Jenner orkestroi tërë këtë gjë, Gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël.”

“Ju duket se keni shumë kohë!“, vazhdoi ylli i kozmetikës, i cili shpjegoi se ai do të qëndrojë në Wyoming për gjysmën e vitit dhe Californi për gjysmën tjetër të vitit.

Nga ana tjetër, dy ditë më parë Kim u fotografua duke dalë nga makina e saj teksa ra në sy fakti se ajo e mbante në gisht ende unazën e martesës.

Ky veprim nga ana e saj, po interpretohet si një mundësi që ajo mund t’i japë Kanye për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Kjo foto vjen pas shumë të tjerash kur ajo shfaqej pa unazë në daljet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat