Tayna i tha të gjitha!

Mediale Vip

Tayna i tha të gjitha!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:41
Tayna

Ndonëse kryeministri Edi Rama është në pjesën më të madhe të daljeve publike autoritar, i mprehtë ndaj mediave e shumë ironik me personat që ka përballë, shumë prej gocave të showbizzit e konsiderojnë një mashkull tërheqës.

Nëse s’do ishte kryeministër do të thoshim “seksi”.  Vajzat e njohura të estradës nuk ngurrojnë të thonë emrin e tij kur pyten rreth mashkullit që ju pëlqen më shumë në showbiz.

Një koment pikant ka dhënë edhe Tayna për kreun e qeverisë në “After party-n” e Luanës. E pyetur se  cilin konsideron si mashkullin më “sicko” në showbizin shqiptar, reperja ka thënë me nota humori “Edi Ramën”.

Kjo pyetje lidhet me këngën e saj “Sicko”, të publikuar rreth një vit më parë. Në fakt e gjithë intervista ishte e lidhur me titujt e këngëve të saj.

Ndërkohë, para dy viteve ajo bashkoi forcat me Ledrin për të sjellë këngën “A je” që rezultoi shumë e suksesshme. E pyetur nëse është për një bashkëpunim tjetër me reperin ajo është përgjigjur “Pse jo?”. Pra, të gjitha mundësit për një duet të dytë janë të hapura.

Mos ta harrojmë se Tayna ka gati projektin e dytë në bashkëpunim me Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti, një vit pas bashkëpunimit të tyre të parë “Edhe ti”.

Reperja tregoi se momentalisht është e dashuruar vetëm me veten dhe fansat e saj, duke mos na zbuluar asgjë rreth jetës personale. Ajo po ashtu u pyet se cili është lajmi më “fake” që ka lexuar rreth vetes, duke u përgjigjur “Që u kam bërë diss disa personave që në fakt nuk u kam bërë”.

Dhe së fundmi, ajo nuk ka ngurruar tu thojë “Sorry” të gjithë atyre që i ka lënduar padashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat