Xhesi e pranon hapur: Nuk kam asnjë shoqe në ‘Love Story’

Mediale Vip

Xhesi e pranon hapur: Nuk kam asnjë shoqe në ‘Love Story’

Më: 20 janar 2021 Në ora: 06:46
Xhesi

Konkurrentet e spektaklit ‘Love Story’ në TV Klan kanë folur së fundmi për “shoqërinë” që kanë krijuar me njëra-tjetrën gjatë javëve që kanë bashkë në spektakël.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Xhesi është shprehur se nuk ka asnjë shoqe në këtë dating show, madje ka theksuar se ka raporte të mira me të gjitha.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Saimirin, për të cilën ka thënë se janë distancuar.

Pse ke pasur vetëm një takim me Saimirin?

Pas takimit tim, Saimiri pati disa takime me disa nga vajzat e tjera dhe pati më shumë afrimitet me vajzat e tjera. Kaq!

Kam arritur në përfundimin që mbase edhe i është shuar ndjenja. E pres edhe pjesën e eliminimit. Nuk është çështje grinte, është diçka që ose krijohet, ose nuk krijohet.

Unë me Saimirin jemi natyra shumë të ngjashme, jemi pas seriozë, pak të stepur. Serioziteti nuk është tek pjesa e puthjeve, është serioz si natyrë, natyrë e rezervuar.

Nuk jap ultimatum, sidomos në çështjet e zemrës. Thjesht do ishte më e mira që të ndahen gjëra nga të dy.

E pyetur nëse ka frikë ndonjërën prej vajzave, Xhesi tha:

Frikë nuk kam asnjërën, por shikoj si konkurrente të fortë Merin. Ne këtu nuk kemi ardhur për të analizuar marrëdhënien e Saimirit me vajzat e tjera, marrëdhënia e vetme që dua të analizoj është ajo imja me Saimirin.

Shoqëri kemi krijuar edhe me vajzat që janë këtu, edhe me ato që kanë ikur. Shoqëria do shihet jashtë, kur të mos jemi më në një garë për një djalë. Kemi të gjitha marrëdhënie korrekte. Asnjërën nuk kam shoqe!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat