Pas kaq vitesh, dy aktorët e preferuar turq bëhen sërish bashkë!

Mediale Vip

Pas kaq vitesh, dy aktorët e preferuar turq bëhen sërish bashkë!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 08:11
Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün

“Diamante dhe dashuri” është padyshim një nga telenovelat turke më të dashura të publikut shqiptar. Nëse edhe ti je shumë e dhënë pas serialeve turke, duhet ta njohësh historinë e Elifit dhe Omerit.

Omeri, një oficer policie i cili dëshiron të zbulojë rreth vdekjes se të fejuarës së tij, e cila ka kryer vetëvrasje. Ai firmos një marrëveshje me shtetin: Ai do të gjejë diamantet e vjedhura dhe në këmbim do të zbulojë identitetin e vrasësit të fejuarës së tij.

Elifi zbulon që babai i saj i ndjerë ishte i pleksur në një rrjet pastrimi parash. Ajo duhet të mbaj familjen e saj si dhe të paguajë 2 trilion dollarë borxhe për diamantet e marra. Në një situatë të pakëndshme ndodhet dhe e motra e saj, e cila ndodhet në duart e keqbërësve.

Dy aktorët kryesor ishin Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün që u pëlqyen shumë nga publiku dhe kimia e tyre ishte e dukshme. Tashmë, pas kaq vitesh ata bëhen sërish bashkë për serialin “Sefirin Kizi”.

Tuba  do zëjë vendin e Neslihan Atagül e cila do largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe vetë Tuba në rrjetet sociale ku shprehet entuziaste për rolin e saj dhe faktin se po punon me miq të vjetër.

Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të  ri. Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) Engin, skenaristi, shoqja ime Eylem, Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor, kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndiej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri … E hapur për të gjithë ne. Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar.
Shihemi se shpejti.. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat