Pas 4 muajsh, Gigi Hadid zbulon emrin e vajzës së saj dhe Zayn!

Mediale Vip

Pas 4 muajsh, Gigi Hadid zbulon emrin e vajzës së saj dhe Zayn!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 08:28
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Më në fund pritja e gjatë mbaroi. Emri i vajzës së Zayn Malik dhe Gigi Hadid u zbulua dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithnjë. U deshën 4 muaj që fansat të spekulonin rreth çdo emri të mundshëm dhe asnjëri prej tyre nuk ia qëlloi.

Vajza e çiftit më të bukur të botës rozë quhen Khai! (sytë zemra)

Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar. Gigi e ndau lajmin e shumëpritur saktësisht katër muaj pasi njoftoi ardhjen e vajzës së tyre në jetë.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur,” -shkroi Zayn në një status më 23 shtatori. “Të provoj të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte  e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim,”- shtoi ai. “Mirënjohës për njohjen e saj, krenar për ta quajtur timen, dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”

Disa orë më vonë, Gigi postoi një foto të dorës së Zayn teksa mban dorën e Khait. “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë,” shkroi 25-vjeçarja. “Në dashuri”.

Gigi i ka mbajtur fansat të informuar në lidhje me jetën e saj si nënë e re, por pa i zbuluar as emrin e as portretin. Familja jeton mes fermës së Hadidëve në Pensilvani dhe apartamentit të çiftit në New York. Gjatë sezonit të festave Khai përjetoi atë që Gigi e përshkroi si “dëborën e saj të parë”.

Zbulimi i vërtetë i emrit të vogëlushes përbën një zhgënjim për gjithë  “Swifties”, që hedh poshtë teorinë e pretenduar nga adhuruesit e Taylor Swift pas publikimit në dhjetor të albumit të saj të nëntë. Kënga “Dorothea” mendohej se ishte për emrin e bebushes së ZiGi, veçanërisht duke marrë parasysh që në Folklor, kënga “Betty” e Taylor zbuloi emrin e fëmijës së tretë të Blake Lively dhe Ryan Reynolds.

Shumë teori janë hedhur poshtë nga Gigi me zbulimin e emrit të vogëlushes por rëndësi ka që kjo dilemë u shua.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat