Pas Andit, cak i Shqipes është Tea: Të dielën do dalësh me fishekzjarre

Mediale Vip

Pas Andit, cak i Shqipes është Tea: Të dielën do dalësh me fishekzjarre

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:51
Shqipe, Tea dhe Andi

Shqipja ka paralajmëruar Tean se çfarë e pret të dielën.

Gjatë ditës së djeshme, Shqipja mori vëmendjen e të gjithëve me veprimin që e bëri.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, ka publikuar një audio-incizim të Andit, ku ai fliste lidhur me Tean.

Me atë audio-incizim, Shqipja kishte për qëllim të tregonse se mes saj dhe Andit kishte një pëlqim dhe se nuk është e vërtetë ajo që ka deklaruar nëna e tij.

Kurse, me videon e fundit, Shqipja ka ‘kërcënuar’ Tean, duke thënë se nuk e ka harruar, por shumë shpejt do ‘plas bombën’ edhe për të.

“Meridian Ramcaj 2 te diela tu deshen qe ta njihje si ishte Tea Trifoni. O nusee, mos kujto se te kam harruar ty. Te dielen do dalesh me fishekzjarre”, shkruan ajo. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat