Don Phenom paralajmëron lansimin e albumit të ri

Mediale Vip

Don Phenom paralajmëron lansimin e albumit të ri

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:01
Don Phenom

Rep-artisti i njohur, Don Phenom është ndër emrat më të përmendur në estradën shqiptare.

Ai ndër vite ka qenë aktiv në prurjet muzikore, me të cilat ka arritur të grumbullojë mijëra mbështetës.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka gati albumin e ri.

Image

Duke mos zbuluar titullin, Don ka vendosur të zbulojë se ka përgatitur 12 këngë, titujt e tre të cilave i ka bërë të ditur.

Në imazhin e shpërndarë shihet se ai ka edhe bashkëpunime, emrat e të cilëve ka zgjedhur t’i mbajë të fshehur.

Përkundër kësaj, reperi i njohur para disa ditësh u bë baba për herë të parë, duke pranuar urime të ndryshme nga fansat dhe kolegët e tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat