The Rock realizon show televiziv për jetën e tij, flet për problemet me të atin

Mediale Vip

The Rock realizon show televiziv për jetën e tij, flet për problemet me të atin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:05
Dwayne “The Rock” Johnson

Dwayne “The Rock” Johnson po xhiron një show televiziv në bashkëpunim me ‘NBC’ për jetën e tij, duke nisur nga fëmijëria.

Aktori ka rrëfyer së fundmi se ka qenë shumë e vështirë për të që të arrij në këtë realizim, pasi ka prekur shumë kujtime që i dhembin.

Një ndër to ka qenë edhe raporti me të atin, i cili ndërroi jetë vitin që kaloi.

Dwayne ka rrëfyer se babai i tij u përzu nga shtëpia ku jetonte dhe është rritur i vetëm pa shtëpi.

Aktori ka qenë më herët mundës profesionist dhe ka jetuar duke lëvizur nëpër shtete të ndryshëm, konkretisht 13 të tilla.

“Babai im dinte të dhuronte vetëm dashuri të fortë. Jeta e tij u definua nga fëmijëria që kaloi”, ka zbuluar më tej Johnson.

Show i ri televiziv titullohet “Young Rock” dhe do nisë transmetimin së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat