Ana merr rolin e opinionistes dhe sulmon Andin: Për mua nuk vlen!

Mediale Vip

Ana merr rolin e opinionistes dhe sulmon Andin: Për mua nuk vlen!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:28
Andi, Ana

Andi dhe Jasmina kishin takimin e parë sot me njëri=tjetrin në “Për’puthen”. Mirëpo ky takim duket se i ka bërë disa nga vajzat xheloze, që kanë dalë më herët me Andin. Ana, që ka pasur rolin e prezantueses këto ditë që Bora Zemani është e infektuar, sot mori edhe pozicionin e opinionistes.

Ana dha komentet e saj për këtë takim dhe e paralajmëroi Andin se do e “masakronte” me fjalë të rënda. Ajo u shpreh se Andi sillet njësoj me të gjitha vajzat në takim, sepse përpiqet që ta bëjë një femër të ndihet mirë në prani të tij.

“Unë do ta masakroj fare. Më dukesh i njëjtë me të gjitha vajzat, mundohet të bëjë të gjitha vajzat për vete. Problem ii Andit është që mundohet të bëjë femrën shumë mirë. Është gjë pozitive, por për të gjitha nuk mund të jetë i njëjtë në gjendjen emocionale. Pas takimit me mua, dole me Melisën dhe i the që ndjen për të me anë të poezisë. Më pas del me Antonelën që po ashtu i bën poezi, me Jasminën që e shohim që do të jesh i afruar”, u shpreh Ana.

Ajo vazhdoi më tej duke u shprehur se Andi për të nuk vlen, sepse në fillim shprehu pëlqimin për Anën dhe tani ka bërë takime me gjithë vajzat e tjera.

Ndërkohë gjatë takimit Jasmina dhe Andi u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, mirëpo në një moment ky i fundit i kërkoi vajzës nga Dibra që të mos e tepronin, sepse ky ishte vetëm takimi i parë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat