Shpati dhe Selvija nuk do presin gjatë: Duam një bebe

Mediale Vip

Shpati dhe Selvija nuk do presin gjatë: Duam një bebe

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:12
Shpat Kasapi dhe Selvija

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija, në daljen e tyre të parë çift në një studio televizive.

Çifti tregoi se njohja e tyre ndodhi 3 vjet më parë, kur Selvijes iu desh të grimonte Shpatin për realizimin e një videoklipi.

Ata u bënë miq të mirë dhe rreth një vit më parë i treguan familjeve.

“Unë me babin e Selvës shkoj shumë, e kam shok”, u shpreh Shpati. Nga ana tjetër Selvija pohoi se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e Shpatit, madje sapo zgjohet në mëngjes shkon e përshëndet dhe pinë kafen bashkë.

Çifti tregoi se bashkëjetojnë dhe kanë plane për dasmë të madhe e fëmijë.


“Po studioj që të bëhemi me binjakë”, tha Shpati me humor gjatë intervistës, duke lënë të kuptohet se një bebush është në planet e tyre të afërta.

Në prag Shën Valentini çifti nuk e kurseu as një moment romantik. Pas kërkesës së Bietës, këngëtari u çua dhe i dhuroi një puthje në ballë e më pas në faqe të dashurës së zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat