Kur të kuptoni çfarë benefitesh do merrni nga thurja me shtiza, do i luteni gjysheve t’iu mësojnë

Mediale Vip

Kur të kuptoni çfarë benefitesh do merrni nga thurja me shtiza, do i luteni gjysheve t’iu mësojnë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Cara Delevingne

Thurja me shtizë është vënë në lupën e studiuesve si proces dhe gjejeni çfarë? Benefitet që merren prej saj janë të mëdha, sidomos për të ulur nivelin e stresit dhe ankthit. Ky proces nuk është i mirë vetëm për të kaluar kohën, por edhe për relaksim. Madje shumë personazhe publikë e kanë kthyer në hobi. Puna me shtiza ndihmon në përqëndrim, uljen e nivelit të depresionit, presionit të gjakut dhe largon vëmendjen nga çdo gjë negative.

Gjithashtu gjatë procesit truri lëshon më shumë endorphins, hormoni përgjegjës për emocionet pozitive. Disa studiues e kanë konsideruar punën me shtiza si një formë meditimi, pasi reagimi i trupit është pothuajse i njëjtë.

Disa nga personazhet publikë që e kanë pasion janë:

Catherine Zeta-Jones

Amanda Seyfried

Julia Roberts

Kate Middleton

Demi Lovato

Cara Delevingne.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat