Ku gaboi Rovena? Nga “sa këmbë ka lepuri” te “tabela e shumëzimit”, pyetjet që iu përgjigj artistja

Mediale Vip

Ku gaboi Rovena? Nga “sa këmbë ka lepuri” te “tabela e shumëzimit”, pyetjet që iu përgjigj artistja

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:16
Rovena Stefa

Nëse sapo jeni zgjuar apo keni nisur para pak minutash aktivitetin ditor dhe kërkoni diçka “sfiduese” për mendjen tuaj, hidhuni një sy pyetjeve që iu desh t’u përgjigjej këngëtarja Rovena Stefa. Intervista nisi fillimisht me ngjyrat e semaforit, cilat janë ato?

“E kuqe, portokalli, e gjelbër”, tha Stefa.

Cili është numri i policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve në Shqipëri?

“Tani është bërë lëmsh me Covid-in, nuk e di”, u përgjigj artistja. (Në fakt jo, kanë mbetur të njëjtët. I dini?)

Sa këmbë ka lepuri?

“Katër”, u shpreh Rovena.

Cili është mashkulli më seksi në estradë?

“Rovena”.

A mund të jetë makiatoja e vogël në filxhan të madh?

“Jo” (mendojeni edhe një herë).

Sa akrepa ka ora digjitale?

“Dy”. (Hmmmm)

Sa shkronja ka emri dhe mbiemri yt?

“11 ndoshta”  (po, 11 vërtet)

Cili është emri i vërtetë i Stresit?

“I stresueshëm”. (Në fakt jo, Arkimed Lushaj).

Si shkruhet numri 4 romak?

“Mbrapsht?”  (Shkruhet kështu: IV)

Si quhet mashkulli i lopës?

“Demi”.

Cila është shkronja e 35-të në alphabet?

“Z-ja”.

Kush është personi më antipatik në televizionet tona?

“Ka shumë”.

Sa kilometra ka rruga Kosovë-Shqipëri?

“315, s’e di”, u përgjigj Stefa.

Po kështu, Rovenës iu kërkua të thoshte shpejt e shpejt tabelën e shumëzimit me tre dhe ia doli.

“Jam e mirë në matematikë”, shtoi Stefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat