Princesha Eugenie dhe burri i saj i vendosin emrin djalit të tyre

Mediale Vip

Princesha Eugenie dhe burri i saj i vendosin emrin djalit të tyre

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:42
Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank

Princesha e Britanisë së Madhe, Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank ia kanë vënë emrin djalit të tyre, August Philip Hawke Brooksbank.

Këtë e bëri të ditur Pallati Buckingham me anë të një njoftimi.

Foshnja, i cili është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës Elizabetë II, u lind më 9 shkurt të këtij viti në Spitalin Portland të Londrës.

Njëri nga tre emrat foshnjës është i njëjtë me atë të gjyshit të Eugenie, Princit Philip, i cili për momentin është i shtrirë në spital.

Princesha Eugenie, është vajza e vogël e Princit Andrew dhe Sarah, dukeshës së York dhe mbesa e Mbretëreshës Elizabetë.

Foshnja, August Philip Hawke Brooksbank është fëmija i saj i parë dhe është i 11-ti në radhë për fronin në familjen mbretërore, shkruan AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat