Reperi i famshëm drejt ‘falimentimit’, shet gjysmën e aksioneve të kompanisë

Mediale Vip

Reperi i famshëm drejt ‘falimentimit’, shet gjysmën e aksioneve të kompanisë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Jay-Z

Reperi me famë botërore, Jay-Z, njihet edhe si një biznesmen mjaft i suksesshem në biznesin e shampanjës. Për të gjithë ju që nuk i dinit, bashkëshorti i Beyonce, në vitin 2006 u bashkua me markën e famshme, Armand de Brignac.

Ndërkohë në vitin 2014, ai vendosi që ta merrte plotësisht atë. Por tani mediat e huaja shkruajnë se 51-vjeçari ka shitur 50 për qind të aksioneve të tij në kompaninë e tij të shampanjës.

Deri tani reperi i famshëm nuk ka dhënë asnjë detaj porsa i përket çmimit të këtyre aksioneve. Duket se një veprim i tillë nga ana e Jay-Z erdhi pas një viti të vështirë për biznesin e shampanjës.                                         
Duke qenë së pati anullime të festimeve dhe kufizimeve të shumta për shkak të përhapjes së shpejtë të pandemisë së Covid-19, atëherë edhe shitjet ranë. Sipas medieve të huaja, dërgesat e shampanjës rane 18% në 2020 krahasuar me 2019, ku ai kishte shitur gjysmë milioni shishe për rreth 270 franga.

Gjithashtu kujtojmë se Jay-Z, përveç markës së shampanjës, zotëron një kompani të prodhimit të muzikës, një linjë mode, si dhe restorante të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat