Ndjekësit mendojnë se e kanë gjetur emrin e vajzës së Chiara-s dhe Fedez dhe bëjnë lëmsh rrjetin

Mediale Vip

Ndjekësit mendojnë se e kanë gjetur emrin e vajzës së Chiara-s dhe Fedez dhe bëjnë lëmsh rrjetin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 06:15
Chiara dhe Fedez

Edhe pak javë kanë mbetur dhe Chiara Ferragni do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Duke qenë se është në javët e fundit dhe për të shmangur lodhjen fizike, ajo ka treguar se nuk do të jetë përkrah bashkëshortit të saj Fedez në Sanremo.

Kurioziteti më i madh i fansave të çiftit këto kohë ka të bëjë pikërisht me emrin e vajzës. Blogerja shpjegoi se ata do ta zbulojnë emrin kur vajza të vijë në jetë, por ndjekësit mendojnë se e kanë gjetur... ose më saktë, mendonin se e kishin gjetur para se Chiara të shpjegonte si qëndronte puna.

Në Instagram Chiara dhe Fedez, së bashku me djalin e tyre Leone, përmendin shpesh emrin Rachele. Kjo i bëri fansat të mendonin se bëhet fjalë për emrin e bebit që pritet të vijë në jetë. Mirëpo, Chiara ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për emrin e vajzës, por është thjesht emri i një kukulle të djalit të saj.

Ndërsa emri do të mbetet sekret deri në lindje, blogerja i ka idetë të qarta për mbiemrin. Ajo shpejgoi në Stories se edhe vajza, ashtu si djali Leone, do të mbajë edhe mbiemrin e saj (Ferragnez), edhe atë të Fedez (Lucia). Kjo zgjedhje, sipas saj është sepse dëshiron t'i thotë lamtumirë sistemit patriarkal dhe të revolucionarizojë zgjedhjen e mbiemrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat