As ‘mama’, as ‘baba’, fjala e parë e Archie paska qenë emri i një kafshe!

Mediale Vip

As ‘mama’, as ‘baba’, fjala e parë e Archie paska qenë emri i një kafshe!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:52
Princ Harry dhe Meghan Markle me djalin

Archie Harrison është vogëlushi i parë i Dukës Harry dhe Dukeshës Meghan Markle, i cili që prej lindjes së tij u kthye në një ndër bebushët më të njohur e të komentuar në mbarë botën.

Ai i bëri të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij dhe publiku priste me padurim të shihte në daljet e tyre Meghan, Harry-n dhe Archie-n, të cilin në fakt e kanë mbajtur larg syrit të mediave.

Në një intervistë për James Corden, Harry ka rrëfyer shumë nga jeta private, ka folur për bashkëshorten dhe djalin, largimin nga pallati mbretëror si dhe për serialin “The Crown”.

Ndër të tjera, Duka tregoi cila kishte qenë fjala e parë e Archie-t dhe u shkrimë së qeshuri! I vogli nuk ka thënë as ‘mama’, as ‘baba’!

Fjala e tij e parë ka qenë pikërisht ‘krokodil’! Të çuditshëm janë fëmijët, apo jo?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat